Në kuadër të Këshillit të lartë për bashkëpunim midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, sot në Beograd do të mbahet takim i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me kryeministrat e tre vendeve – Aleksis Cipras, Bojko Borisov dhe Mihaj Tudose.

Pritet në takim katër liderët të bisedojnë për projektet e përbashkëta, bashkëpunimin ekonomik dhe perspektivën evropiane të Serbisë, duke e pasur parasysh kryesimin e radhës të Bullgarisë me BE-në.

Mediat serbe shkruajnë se bëhet fjalë për takim të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, në të cilin më së shumti kujdes do t’i kushtohet sigurisë energjetike, zhvillimit të bashkëpunimit për lidhje në komunikacion, infrastrukturë dhe energjetikë, si faktorë kryesorë për tërheqjen e investimeve dhe për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të rajonit.

Александар Вучиќ

Duke folur për këtë takim, Vuçiq theksoi se ai është i rëndësishëm për sigurinë politike, ushtarake dhe energjetike të rajonit.

Takimi i sotëm i presidentit serb me kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë është dakorduar gjatë takimit të katër liderëve në tetor në Varnë.

Rast për takimin e tyre atëherë ishte marrëveshja midis Ciprasit, Vuçiqit dhe Borisovit nga korriku në Selaniku, kur është propozuar “lidhja infrastrukturore e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Në Varnë, në takimin “Një plus tre”, presidenti i Serbisë dhe kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë kanë biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e infrastrukturës dhe energjetikës, ndërsa marrëveshje kryesore ishte projekti bullgaro – grek “Nga deti në det” të bëhet me dy degë, njëra nga Serbia dhe tjetra nga Rumania.

Ципрас

“Ekziston vizion i ri për Ballkanin dhe prandaj do të bashkëpunojmë ngushtë në fushën e energjetikës, transportit dhe lidhjeve dhe zhvillimit të krizave dhe të sigurisë”, deklaroi atëherë Aleksis Cipras.