Apeli i Krimeve të Rënda ka shfuqizuar ditën e sotme masën ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri që i ndalonte daljen jashtë vendit. Apeli urdhëroi që ish-ministrit t’i kthehej pasaporta, duke shfuqizuar vendimin e dhënë rreth një muaj më parë nga Gjykata e Krimeve të Rëndë.

Teksa doli nga gjykata, ish-ministri nën hetim u ballafaqua me interesin e gazetarëve. Një pyetje që iu drejtua ishte nëse do largohej jashtë vendit me pushime tani që mori pasaportën. Por, Tahiri nuk dha asnjë koment.

“Gëzuar, gëzuar, do të flasë Maksi” ishin fjalët e vetme të ish­ministrit për mediat, që prisnin një deklaratë të tijën.