Klubi i Premier Ligës, Swansea City, ka konfirmuar se kryetrajneri Paul Clement është shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit.

Clement ishte pjesë e Swanseas qe 12 muaj.

Në sezonin e ri Clement nuk arriti të marrë rezultate pozitive dhe Swansea është e fundit në tabelën e Premier Ligës pas 18 ndeshjeve me vetëm 12 pikë, tri fitore e tri barazime dhe 12 humbje.