Newcastle United është klubi më i fundit që është futur në garë për të nënshkruar me mbrojtësin brazilian të Chelsea, David Luiz.

Sipas London Evening Standard tekniku spanjoll i “qymyrxhijve” Rafa Benitez ka shpresë së mund të bindë qendërmbrojtësin për t’u transferuar në “James Park”, edhe pse fillimisht duhet të gjejë të ardhurat për të bërë të mundur transferimit, dhe më pas të mposhtë konkurencën e super fuqive ekonomike Arsenalit, Real Madridit dhe Juventusit.

Ish mbrojtësi i PSG-së dhe Benfikës ka humbur minutazhin këtë sezon në urdhërat e Antonio Conte, me teknikun italian që preferon të luajë me 3 mbrojtës dhe Luiz është sakrikuar në aplikimin e këtij sistemi.