Luana Vjollca premtoi surpriza këtë të shtunë në ekranin e Top Channel në orën 20.50 në emisionin “Shiko kush luan”.

Surprizën e parë moderatorja e ka zbuluar për fansat e saj në rrjetin social Instagram.

Në puntatën e kësaj të shtunë Luana do të vijë me një look tërësisht të ri, me flokë të errësuar, në nuancë çokollatë.

Moderatorja e “Shiko kush luan” karrierën e saj e ka nisur me flokë brune e duket se nostalgjia për to i është rikthyer.

Emisioni i së shtunës për moderatoren do të jetë një “bombë” e vërtetë, edhe pse ende nuk ka zbuluar ende se kush do të jenë të ftuarit të cilët do të qëndrojnë krah dy kapitenëve të skuadrave, Ed Manushi dhe Gent Hazisi.