Ndonjëherë në futboll nuk ka rëndësi pesha e mosha, sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje bamirësie.

I tillë është rasti i sulmuesit të skuadrës “së kaltër” në një ndeshje të zhvilluar për bamirësi në Angli.

Në videon që po përhapet me shpejtësi në internet, sulmuesi mbipeshë mposht gravitetin dhe me pak fat gjen topin me kokë e shënon në portën kundërshtare.

Më pas gëzimi drejt tifozëve, sepse…goli është gol dhe nuk ka rëndësi nëse shënohet në një ndeshje bamirësie apo në finalen e Kupës së Botës.