Dy persona të panjohur mbrëmë në ora 4:35 kanë grabitur taksistin R.R. (30) në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në Shkup.

Siç informoi MPB-ja, derisa i dëmtuari ka drejtuar automjetin, është ndalur nga dy persona të panjohur, të cilët janë ulur prapa dhe i kanë thënë që të shkojë në drejtim të lagjes Çair. Pasi kaluan rreth 50 metra, njëri prej personave ka nxjerrë thikë dhe ia vuri në fyt shoferit dhe i ka kërkuar para. Pas kësaj, R.R. u dha 3.200 denarë, ndërsa njëri prej personave e ka goditur në fytyrë. Kur kanë arritur në rrugën “Dizhon”, janë ndalur në udhëkryqin me rrugën “Bozhin Stojkov”, ku i dëmtuari edhe disa herë është qëlluar në fytyrë me grushta nga ana e sulmuesve.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.