Ministria e Shëndetësisë në Egjipt ka thënë se të paktën 10 persona janë vrarë pas një sulmi në një kishë ortodokse afër Kajros, duke përfshirë edhe sulmuesin.

Sulmuesi është vrarë nga personeli i sigurisë pasi ai fillimisht kishte plagosur pesë roje, para se të tentonte të hynte në Kishën Marmina në jug të Kajros.

Televizioni shtetëror egjiptian ka raportuar se sulmuesi i dytë ka ikur nga skena e sulmit, mirëpo është arrestuar më vonë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, mirëpo grupi militant, Shteti Islamik, ka pasur cak disa herë brenda vitit kishat ortodokse kopte, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Në muajin mars, disa militantë të IS-it kanë qëlluar me armë zjarri 30 të krishterë në jug të Kajros derisa ishin duke vizituar një manastir.

Të krishterët koptë përbëjnë 10 për qind të popullatës së Egjiptit.