Kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu përmes emërtimeve të drejtorëve nëpër shkolla të njerëzve partiak të BESËS tenton të bëjë seleksionimin e prindërve të cilët duhet të jenë pjesë e këshillave prindërorë, si dhe të hakmeret për bashkëshorten siç e thuan vet.

E skandali të jetë edhe më i madh është përkujdesur i sapozgjedhuri ushtrues detyre,drejtor i Shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” -Zhelinë i cili drejtpërdrejtë fut duart edhe te këshilli prindëror, dhe u.d drejtori i shkollës “Pashko Vasa” – Grupçin, i cili në hakmarje të bashkëshortes së Sulltanit, ish drejtorit me vendim i ndëron vendin e punës në një shkollë tjetër,duke mos e ditur aspak se ajo është e pamundur ligjërisht. Skema u.d drejtorit zhvillohet përmes një skenari mirë të planifikuar e ai zbatohet si në foton më poshtë. E pikërisht njëri nga prindërit edhe pse zgjidhet për anëtar në Këshillin e prindërve nga të padëgjueshmit e urdhërit të drejtorit, pas bërjes publike të këtij skandali si akt moral lëshon këshillin e prindërve.