Policia në qytetin suedez të Malmos ka këshilluar gratë që të mos vetëm gjatë natës për shkak të dhunës brutale ndaj një vajze 17 vjeçare.

Policia i këshilloi gratë që të jenë të shoqëruara. Sulmi ndodhi gjatë fundjavës, ndërsa krimi i së shtunës shënoi përdhunimin e tretë të kryer nga autorë të panjohur në këtë qytet brenda një muaji.

Por t’u thuash grave të mos udhëtojnë natën, është jo pak domethënëse për qytetin suedez ku në këtë periudhë të vitit, errësira vjen në orën 15:00 pasdite.

Megjithatë, pas kritikave, policia e tërhoqi deklaratën e lëshuar më herët duke e përshkruar atë si të paqartë.

“Këshilla ime është të sillesh si zakonisht dhe të mos veprosh nga frika”, tha zëdhënësi i policisë Mats Karlsson.

Deri më tani, policia nuk e ka lidhur këtë incident më të fundit me dy të mëparshmit. Në rastin e fundit, nuk ka asnjë video të kamerave të sigurisë për të analizuar rastin.