Gjatë natës, në plazhin Banje në Dubrovnik deti nxori në sipërfaqe një minë kundër anijeve nga Lufta e Dytë Botërore, kumtoi policia kroate.

Në Dubrovnik stuhia me ditë po sjellë sasi të mëdha të degëve, shisheve të plastikës dhe mbeturina të tjera, ndërkaq mbrëmë nxori në sipërfaqe edhe një mjet shpërthyes.

Policia është në vendin ku është gjetur mina.