Një studente është zhdukur në rrethana misterioze nga konvikri i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

E reja mësohet se ka braktisur konviktin tre ditë më parë dhe është largua në drejtim të paditur.

Babai i saj, A.D, ,është vënë në dijeni nga mikeshat e vajzës për shkak të humbjes së kontakteve me të.

50 vjeçari banues në Babrru të Tiranës, ka kallëzuar në polici zhdukjen e vajzës

Sipas dëshmisë babai dyshon se vajza është larguar në drejtim të shtetit grek një ditë para festës së Krishtlindjeve.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë të dhënë nga sistemi TIMS nëse studentja ka kaluar në drejtim të shtetit fqinj.

Efektivët e policisë janë duke pyetur edhe mikeshat e dhomës së vajzës. Raportohet se ato e kanë përshkruar vajzën si mjaft të qetë dhe që shoqërohej me njerëzit e duhur.

Dyshohet nga blutë e qytetit se e reja mund të jetë larguar bashkë me të dashurin e saj.

Njoftimi i policisë:

50- vjeçari A.D banues në Babrru Kodër, kallëzon se, më datë 24.12.2017, i është larguar nga konvikti i fakultetit ku studionte në Elbasan, për në shtetin grek vajza, A.D, vjeç 20. (TemA)