Strategji, menaxhim me resurset dhe infrastrukturën janë të domosdoshme për zhvillimin e turizmit të Maqedonisë, thanë sot nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) dhe Oda Ekonomike e Turizmit të Maqedonisë (OETM) pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim.

Sipërmarrësit pajtohen se fokusi duhet të vendoset në turizmin malor, turizmin e konferencave dhe të banjave, të cilat, siç thonë, po bëhen gjithnjë e më tërheqëse në korniza botërore.

“Infrastruktura është jashtëzakonisht e rëndësishme, pa këtë nuk ka zhvillim jo vetëm të turizmit, por edhe zhvillim të ekonomisë në përgjithësi”, theksoi kryetari i OEMVP, Nebi Hoxha.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve edhe Hoxha edhe Kolegu i tij nga OETM Kasam Shakiri theksuan se vonesa në ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër do të pasqyrohet ndaj ekonomisë, ndërsa mjetet shtesë që janë për këtë qëllim do të ndahen, nënkuptojnë goditje plus për biznesin.

Shakiri gjithashtu u përqendrua edhe në rezultatet në turizëm të realizuara këtë vit, duke shprehur mosdakordim me pjesën tjetër të punonjësve turistikë, të cilët, theksoi, flasin për numra të mëdhenj.

“Më befason pse kolegët e mi thonë se është arritur rezultat i madh në turizëm kur në korrik të këtij viti disa kapacitete u mbyllën  Maqedonia duhet të ndryshojë shumë për të pasur një turizëm të suksesshëm”, thekson kryetari i OETM.