Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për çështjen e Termocentralit “Kosova e Re”

Stavileci, që ka udhëhequr dikur me marrëveshjen për ndërtimin e këtij termocentrali, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike, do të jetë  e përballueshme për qytetarët.

Për ndotjen, ish-ministri tha se me teknologjinë e fundit, më shumë do të ndotin automjetet sesa vetë termocentrali që do të ndërtohet.

“Kosova e Re” nuk e ndotët ambientin. Më shumë ndotje sjellin veturat që lëvizin nëpër rrugët e Kosovës”, ka thënë Stavileci.

Gjatë ditës së sotme është nënshkruar  sot Marrëveshja  Komerciale për ndërtimin e Termocentralin “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe “Contour Global”.

Me këtë marrëveshje në Kosovë do të investohen mbi 1 miliard euro, gjë që paraqet investimin më të madh në historinë e re të Kosovës.