Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës është më e ndjekura në planet, për shkak të rivalitetit të tyre ndër vite

Kjo ndeshje përveç rivalitet në mes të dy skuadrave, El Clasico në dekadën e fundit është shumë interesante edhe për shkak të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Të dy këta lojtarë kanë qenë shpesh vendimtar në fitoret e skuadrave të tyre, por cili ka statistika më të mira.

Argjentinasi dominon në shumicën e statistikave, duke fituar më shumë ndeshje, shënuar më shumë gola, dhuruar më shumë asistime dhe krijuar më shumë raste.

Messi nga 36 ndeshje ka fituar 16 herë, ka shënuar 24 gola, ka dhuruar 13 asistime dhe ka krijuar 65 raste.

Ndërsa, Ronaldo në anën tjetër ka luajtur 28 ndeshje, ka arritur 8 fitore, ka shënuar 17 gola, ka dhuruar një asistim dhe ka krijuar 14 raste.

Të dy futbollistët këtë të shtunë nga ora 13:00 do të takohen në Santiago Bernabeu, ku do të kenë mundësi për të përmirësuar statistikat e skuadrës dhe të tyret.