Trajneri Sulejman Starova, i rikthyer në detyrë pas humbjes turpëruese në Gjirokastër, theksoi se pas suksesit 3-1 me Vllaznisë se të kuqtë nuk mund ta rikuperojnë lehtë imazhin e keq të asaj disfate.

Jam i kënaqur për tri pikët dhe me lojën. Punuam shumë në goditjet standarde dhe shënuam një gol të mrekullueshëm. Ajo humbje me Luftëtarin nuk lahet kollaj. Nuk ka skuadra të lehta, por luftë në çdo ndeshje. Na u prish humori nga ajo humbje në Gjirokastër, por jemi skuadra që kemi marrë më shumë pikë në këtë fazë të dytë. Kemi larguar shumë lojtarë dhe kemi luftuar shumë për të marrë sa më shumë pikë”, tha tekniku i “demave”.

Pyetjes nëse do të vijojë ta drejtojë Partizanin deri në fund të sezonit, apo drejtuesit po kërkojnë një trajner të ri, Starova iu përgjigj:

Kam qenë i disponueshëm për të dhënë më të mirën me Partizanin. Nëse ka trajner më të mirë se unë jo vetëm e mirëpres, por edhe e mbështes”.