Shumica e stacioneve policore në Maqedoni funksionojnë në kushte të rënda. Riparim nuk është bërë që nga koha e ish-sistemit komunistë, andaj disa stacione policore nuk i plotësojnë as kushtet minimale të punës. Nga Sindikata e Pavarur e Policës në Maqedonisë thonë se nëse inspektorati sanitar do të vizitonte stacionit, shumica e tyre do të duhet të mbylleshin.

Për fat të keq mund të konstatojmë se numri më i madh të objekteve të policore, sidomos ato që janë jashtë selisë së MPB-së janë, në gjendje katastrofale dhe një kohë të gjatë, afër 12 apo 13 vite nuk është bërë asnjë investim serioz që këta objekte do të kishin kushte minimale të cilët janë të domosdoshme dhe të duhura për një punë normale në këta objekte. Jemi të bindur se nëse inspektoratet shtetërore do t’i vizitonin këta objekte, ata nuk do t’i plotësonin kushtet minimale dhe do të duhet të ishin të mbyllura tani më- deklaroi Bojan Veliçkovski nga Sindikata e Pavarur e Policisë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë të njoftuar me kushtet e këqija të stacioneve policore dhe se në buxhetin e vitit të ardhshëm, janë paraparë mjete për riparimin e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme në disa raste ka thënë se kushtet e punës në disa stacione policore janë shqetësuese. Jemi në fazën përfundimtare duke i parë kushtet në të gjitha stacionet policore dhe jemi duke realizuar edhe projekte për riparim të objekteve. Edhe në buxhetin e MPB-së për vitin e ardhshëm, ashtu siç ka paralajmëruar edhe ministri Oliver Spasovski, tashmë janë ndarë 40 milion denarë”. Në vitin 2018 do të riparohen edhe pikat kufitare në Republikën e Maqedonisë- thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme .

Për shkak të kushteve të këqija Stacioni policor në Gushincë ditë më parë është mbyllur ndërsa policët janë transferuar në një objekt tjetër. Të punësuarit e MPB-së përpos kushteve të këqija në punë përballen edhe me mungesë të uniformave dhe veturave të policisë./alsat-m