Një veturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (3Z – 014 – 02) është keqpërdorur gjatë ditës së sotme, kështu ka njoftuar një lexues i Gazetës Express. Vetura është parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në ditë pushimi, pra ditën e dielë.

Ndalesën e përdorimit të veturave zyrtare për qëllime private s’po e respektojnë zyrtarët e Qeverisë.

Keqpërdorimi i veturave zyrtare tashmë është bërë e zakonshme, zyrtarë të ndryshëm janë parë duke i përdorur veturat e shtetit për shëtitje jashtë orarit të punës.

Express ka raportuar edhe mbrëmë për këto keqpërdorime vetura 5Z ishte parkuar në afërsi të restorantit “Ura e Shenjtë” e cila ndodhet në rrugën Gjakovë-Rahovec.

Ndërsa, javën e kaluar vetura e Ministisë së Tregtisë ishte parkuar pranë një moteli në Malishevë.

Në videon më poshtë mund ta shihni veturën e MPB-së duke u keqpërdorur gjatë ditës së dielë.