Prokuroria speciale ka tërhequr kërkesën për ngrirje të pasurisë së VMRO-së ku përfshihej edhe selia e kësaj partie.

Me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë prokuroria speciale mendonte se gjykata e lartë duhet të shfuqizojë të gjitha vendimet e mëparshme gjyqësore të cilat pamundësonin ngrirjen e pasurisë së VMRO-së në kuadër të hetimeve që po bëheshin nga kjo prokurori për rastin ‘Talir’.

“Kërkesa për mbrojtje dhe ngritje të pasurisë hidhet poshtë, sipas nenit 460 qëndrimi 1 nga ligji për vepër penale nëse prokurori publik tërheq kërkesën gjykata me vendim e hedh poshtë kërkesën”, thuhet në vendimin e gjykatës së lartë të sjellë më 14 dhjetor.