Pas njoftimit se do të ketë një rritje të numrit të mysafirëve për Vitin e Ri dhe festat e Krishtlindjeve në vendpushimin turistik dimëror të Mavrovës, nga policia u bëjnë thirrje të gjithë vozitësve për mbajtjen e rendit dhe respektimin e rregullave për parkim.

Nga SPB Tetovë, departamenti Mavrovë thonë se pronarët e automjeteve nuk duhet që makinat ti lënë në trotuar përgjatë rrugës rrethore, rreth liqenit të Mavrovës, për shkak të njoftimeve që do të ketë dëborë.

“Veturat e ashtu vendosura pengojnë largimin e shpejtë dhe në mënyrë efikase të borës nga operatorët e mirëmbajtjes dimërore dhe në masë të madhe shkaktojnë pengesa në rrjedha të komunikacionit në të dyja anët”, thonë nga SPB Tetovë, departamenti Mavrovë.

Nga atje u sugjerojnë shoferëve që me patjetër të pajisen me pajisje dhe goma dimërore dhe përqendrimi i tyre të jetë maksimal

“Në disa vende rruga përgjatë liqenit të Mavrovës ka një gjerësi jo adekuate prandaj, kalimi është më i vështirë” shkruan, departamenti i Policisë Mavrovë

Ata rekomandojnë që musafirët të mos shkelin rendin dhe qetësinë publike duke gjuajtur me armë zjarri.

“Në këtë mënyrë , pushimet do të kalojnë në një atmosferë të gëzuar dhe të lumtur, pa ndonjë incident apo ngjarje tjetër të pakëndshme”, përfunduan ata.