11 muaj hetime i janë dashur Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të arrijë tek nënkomisari Festim Lelaj nga Fieri dhe arrestimin e tij, bashke me dy persona të tjerë, kënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilët janë arrestuar nga policia ditën e sotme.

Këta persona janë vënë në pranga pasi në 14 janar 2017, policia zbuloi në Durrës një kamion me 2.4 ton kanabis sativa që do të nisej për në Itali.

Atë ditë policia do të vinte në pranga një vlonjat, si organizator të trafikur dhe dy persona të tjerë.

Para disa muajsh janë arrestuar Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg.

Image

Demo Progonati

Demo Progonati u arrestua të shtunën e datës 14 janar 2017 pasi sipas policisë ishte organizator i trafikut të 2,4 tonëve kanabis drejt italisë. Sipas hetimeve te deritanishme 46-vjecari nga Vlora, Demo Progonati dyshohet se është organizatori i trafikut të dy sasive të mëdha kanabis drejt Italisë këtë fillim viti.

Dyshohet se është organizatori i trafikut të sasisë së madhe të drogës që u kap në një operacion të përbashkët të policisë Shqiptare dhe asaj italiane me 9 janar të këtij viti. Progonati u arrestua me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Bashkëpunëtor të tij dyshohet se janë një italian dhe një shqiptar që u arrestuan pak ditë më parë. Sasia më e madhe, rreth 1.9 ton, u gjet në një skaf të tejmbushur me drogë në brigjet e Leçes ku u arrestuan dy të dyshuarit.