Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për sot është caktuar seancë për lëndën e PSP “Toplik” në të cilin dyshohen gjashtë persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski për shitjen e tokës ndërtimore në Sopishte të Shkupit.

Në këtë rast i dyshuari i parë, si person drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka formuar Komision për ankande publike, të cilës i ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokën ndërtimore për ndërtim të kompleksit elitar Qyteti i diellit në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Nga dëshmitë, sipas PSP, del se për shkak të ndërprerjes së kontratës me fajin e Ministrisë, Ministria është detyruar t’i paguajë në vlerë prej 1 milion eurove borxh dhe interes të parakohshëm personit juridik “San siti”