Kanë kaluar 4 vjet nga aksidenti i tmerrshëm dhe ende nuk ka asnjë lajm rreth gjendjes shëndetësore të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher.

Ishte 29 dhjetori i vitit 2013 ku bota e sportit po përgatitej për festat e fundvitit dhe më pas shokohet nga lajmi i tmerrshëm, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Shumë thashetheme janë thënë që nga ajo kohë në lidhje me gjendjen shëndetësore të 7 herë kampionit të botës, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

Kur një revistë guxoi të thoshte se Schumacher ishte në gjendje të ecte përfundoi në gjyq për shpifje. Deri në këto momente është një terr informacioni rreth shëndetit të legjendës së formula uno-s, ndërsa përflitet se kostoja e kurimit po kapin shifra stratosferike.

Është shkruar se Michael loton kur sheh fëmijët, që është dobësuar shumë e mjaft gjëra të tjera, por të gjitha janë përgënjeshtruar. Një errësirë e frikshme në lidhje me atë që ndodh realisht me pilotin gjerman, që ndodhet pranë familjes së tij, por pakkush e takon.

Kjo është mënyra që ka zgjedhur familja e tij për ta mbajtur Schumacherin larg dashamirësve, tifozëve dhe fansa të tij që për shumë vite e kanë adhuruar ndërsa tashmë të gjithë luten që ai të fitojë garën e fundit: Atë me jetën!