Alexis Sanchez tashmë ka vendosur dhe nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Arsenalin

Sulmuesi i Arsenalit do të largohet nga Emirates, por nuk është e qartë nëse kjo do të ndodh gjatë janarit ose verës së kaluar.

Sipas The Independent, Manchster City gjatë janarit do t’i bëjë Arsenalit një ofertë të mirë, duke mos dashur të rrezikojë dhe të pres verën.

Por, problem mbetet trajneri Arsene Wenger, i cili nuk dëshiron largimin e tij në mes të sezonit.