Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi nuk ia ka dalë që të bëhet gati për ndeshjen me Southamptonin.

Në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Manchester United, Mustafi pësoi një lëndim në këmbën e djathtë dhe u detyrua të zëvendësohet.

Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger kishte deklaruar gjatë javës se Mustafi do të ishte i gatshëm për këtë të diel.

Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka arritur të kalojë lëndimin për tu rikthyer në fushë.

Kësisoj Arsenali në ndeshjen ndaj Southamptonit do të duhet të ia dal pa mbrojtësin shqiptar.

Në vend të Mustafit, Arsene Wenger pritet të futë në ndeshje nga minuta e parë gjermanin Per Mertesacker.

25-vjeçari shqiptar ka qenë lojtari më i mirë në mbrojtjen e Arsenalit këtë edicion.

Por lëndimi i tij nuk pritet të jetë i gjatë dhe nga ndeshja e radhës Mustafi do të jetë titullar te Arsenali.

Global