Skandali i LSI me fondet publike zgjerohet perdite.

Sipas Auditit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për rrugën Tiranë-Elbasan konstatoet se është nenshkruar amendamenti VIII i kontratës nr. prot 9172 datë 07.11.2016 nga ish Drejtori i ARRSH-së dhe drejtori aktual i Njësisë Menaxhuese të Projektit me kontraktorin, me të cilen është shtuar vlera e kontratës me shumen 10,816,007.01 USD, e cila perfshin 8 urdhër ndryshime (VO5-VO12). Këto urdhërndryshime, sipas dokumentacionit të administruar, përfaqësojnë punime të kryera më parë në kohë, pjesa më e madhe e tyre të pa miratuara nga Këshilli Teknik i ARRSH; të pa diskutuara e të pa miratuara nga Bordi Drejtues i këtij projekti, si dhe të likuiduara para nenshkrimit të amendim kontratës.