Pas fyerjes që Aida Dërguti ia bëri Kurtit në mesazhe interne, kanë filluar akuza e linçim publik kundër Aida Dërgutit, nga përkrahësit e Albin Kurtit.

Ndërsa në mbrojtje të saj, ka dalë Ramiz Lladrovci, duke theksuar se do të duhej të pasoj vetëkritika me shkaqet që e detyruan të shprehet off record, Aida Derguti.

Madje Lladrovci thekson se Aida nuk frikësohet, madje duke porositur se ajo është veterane.

Ja postimi i Z. Lladrovci:

“Me Aidën! Jo Klani M! Kerri rrxohet kah asht ma keq, thotë një fjalë e urtë. Në vend se të pasoj vetëkritika me shkaqet që e detyruan të shprehet off record, Aida Derguti, Klani M e linçon. Kadalni pak. Merreni veten me të mirë. Mos u merrni me një shfrim çasti, se Aida nuk frikësohet, kujdes me veteranen. Jo Klanit M. Edhe unë jam me Aidën!”