Pasi në fillim të tetorit erdhën akuzat e para kundër Harvi Uajnstin, bashkëshortja e tij Xhorxhina Çapmën njoftoi se dëshiron të ndahet nga producenti i Hollivudit. E rëndësishme, në këtë rast koha, e cila i buzëqesh 41-vjeçares.

Me 15 dhjetor çifti ka kaluar mbi 10 vite martesë, duke vendosur në fuqi një klauzolë të marrëveshjes së martesës: Xhorxhina mund të marrë 400 mijë dollarë për çdo vit dhe një shumë totale prej 11.7 milionë dollarësh.

Mediat amerikane kanë publikuar të dhënat e marrëveshjes paramartesore të ish-çiftit tashmë. Deri në 14 dhjetor, kontrata përcakton përfitimin e një shumë prej 300 mijë dollarësh për 41-vjeçaren. Klauzola të tjera gjithashtu detyrojnë Uajnstin t’i paguajë asaj një rrogë mujore prej 25 mijë dollarëve për banesën.

Kjo është goditja e radhës që merr producenti hollivudian pas akuzave të shumta për ngacmime seksuale. Ndaj tij është hapur edhe një proces gjyqësor.