Kandidatja për kryetare të komunës së Preshevës dhe bartësja e listës nga radhët e PVD-së, pas komunikimit të rezultateve preliminare zgjedhore të parakohshme në Preshevë, ka shkruar një status në profilin e saj të Facebook-ut.

Ajo ka falënderuar të gjithë atë që e kanë votuar, ndërsa ata që kanë festuar i ka quajtur kafshë.

Pas një kohe, ajo ka fshirë postimin e saj në Facebook, shkruan Presheva.com.

Shqipërim Arifi i Alternativës për Ndryshim, ka dalë fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Preshevës.