Edhe dhjetë ditë zgjat mundësia për aplikim të Thirrjes publike për zgjedhjen e “Shkencëtarit të ri më të mirë” për vitin 2017, mirënjohje që e ndan presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Thirrja publike për zgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017 është e hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeçare, të cilët në punën e deritanishme shkencore kanë arritur rezultate të rëndësishme shkencore. Të interesuarit, dokumentet e tyre duhet t’i dorëzojnë deri te Kabineti i presidentit të RM-së.

Kusht për konkurrimin e të interesuarve është që të kenë të marrë çmim ose mirënjohje për punë shkencore-hulumtuese, rezultatet nga puna shkencore-hulumtuese të publikohen dhe zbatueshmëri e rezultateve nga hulumtimi shkencor për vitin 2017.

Ndarja e mirënjohjes “Shkencëtari më i mirë i ri”, në iniciativë të presidentit Ivanov, ka për qëllim ta nxitë zhvillimin dhe t’i stimulojë investimet në shkencë, t’i mbështesë institucionet shkencore dhe kuadrin e ri shkencor, por edhe t’i shpërblejë arritjet e larta shkencore.

Aplikimi për pjesëmarrje të thirrjes publike duhet të mbajë biografi, projekte të realizuara në vitin 2017 me të cilat konkurrohet (në një kopje të shtypur dhe një elektronike – CD) dhe dëshmi për shtetësi të Republikës së Maqedonisë.