Trajneri i Atletikos së Madridit ka bërë një listë me disa nga lojtarët që nuk i ka më në plane. Në listë janë edhe mesfushori belg Janik Karrasko dhe argjentinasi Luçiano Vieto.

Belgu duhet të largohet për ti bërë vend blerjes së re të Atletikos, Vitolo, por klubi nuk do largojë pa marrë shifrën e kërkuar për të, që është 55 milion euro.

Çelsi ka disa kohë që është i interesuar për mesfushorin, por së fundmi në garë janë futur edhe gjermanët e Bajernit, që e shohin lojtarin si një zëvendësues të Hames Rodrigezit.

Po ashtu edhe Vieto do të largohet për shkak se nuk ka bindur, por edhe për të bërë vend për blerjet e reja. Të interesuara për të raportohet të jenë Kristal Palasi dhe Uest Bromviç Albion në Angli. Ai mund të largohet edhe në formën e huazimit, për të marrë më shumë minuta.