Silvana Boneva si anëtare e KSHZ për gjashtë muajt e parë të vitit ka marë 12 mijë euro për shpenzime udhëtimi, nëse mblidhen të gjitha pagesat e bëra përfshirë dhe pagën e saj në KSHZ, del se për dy vite ajo ka inkasuar 60 mijë euro.

Kur u publikua informacioni se ajo kërkon shuma të mëdha për udhëtim, në gjysmën e dytë të vitit ajo kishte deklaruar më pak shpenzime për rrugë, por këtë vit asaj i janë paguar shuma enorme.

Llogaritjet tregojnë se Boneva për dy vite aq sa është pjesë e KSHZ-së, ka marrë 24 mijë euro, këtu është dhe paga e saj e që plus për shpenzime të rrugës 12 mijë euro.

Kolegu i saj Atanas Urumov që vjen nga Gjevgjelia për gjashtë muajt e parë ka marë 11.500 euro, vitin e kaluar ka marë dhe 3 mijë euro, e nuk ka të dhëna për gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, nëse përllogariten të gjithë pagesat del se ai ka marë 50.500 euro.