Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe i tregtisë Peter Siatro në një intervistë për MIA-n, e cila do të publikohet sot, theksoi se vendi i tij do ta mbështesë Maqedoninë në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik pa dallim se kush është në pushtet.

I pyetur për mbështetjen të cilën ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe lider i VMRO-DPMNE-së, e gëzon edhe derisa ishin në pushtet edhe tani në opozitë nga partia Fides të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Siatro thotë se dy partitë janë si motra në kuadër të Partisë Popullore Evropiane dhe se ai dhe Hungaria janë mirë të njoftuar me, siç tha, përpjekjet të cilat Gruevski i ka investuar në proceset për integrimin e Maqedonisë më BE dhe në NATO.

Nuk deshi të komentojë nëse VMRO-DPMNE-ja pas dorëheqjes së Gruevskit dhe tentimeve për të zgjedhur lider të ri dhe të reformohet ka gjasa të bëhet opozitë e vërtetë demokratike në Maqedoni.

“Nuk është korrekte nga perspektiva ime të jap gjykim për këtë. VMRO-DPMNE-ja është partia jonë si motër në Partinë Popullore Evropiane. Në bazë të rezultateve nga zgjedhjet ai më nuk është kryeministër, ky është vullnet i popullit tuaj. Unë nuk do të jem në atë grup njerëzish, të cilët do t’i heqin vizën ish-kryeministrin”, thotë Siatro.

Theksoi se Hungaria prej kohësh ka qenë mbështetëse e fuqishme e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE dhe se kjo ashtu do të jetë.

Për kontestin për emrin me Greqinë mendon se duhet të vendos në bazë bilaterale.

“Çdo përzierje nga pala e tretë nuk do të jetë ndihmë”, thotë Siatro në intervistë për MIA-n.

Петер Сијарто

Në lidhje me atë nëse pret fitore të Fides në zgjedhjet parlamentare gjatë vitit të ardhshëm, duke i pasur parasysh trendet negative në Evropë në lidhje me kryeministrin Viktor Orban, i cili është kritikuar se është populist, por edhe disponimi i përgjithshëm i opinionit hungarez, diplomati i parë hungarez thekson se institucionet evropiane nuk janë ato të cilat vendosin kush do të fitojë në Hungari.

“Më së miri është që qytetarët hungarezë të vendosin për atë se kush do të jetë në pushtet. Në lidhje me mendimin publik, qytetarët hungarezë votuan dy herë në dobi të kryeministrit”, thotë Siatro.

Edhe krahas renditjeve të Fridom Haus dhe Reporterët pa Kufij, mendon se Hungaria karakterizohet me laramani në sferën mediatike, ku secili mundet lirshëm t’i japë qëndrimet e tij.

Hungaria, thekson Siatro, mbetet në qëndrimin se nuk do të pranojë kurrfarë kuotash për refugjatët, sepse sistemin e kuotave të detyrueshme e konsideron si qasje shumë të keqe ndaj çështjes emigruese.