A e dini se mund të keni duar të lëmuara dhe rinore në më pak se një minutë?

Po po, e keni dëgjuar mirë. Nuk ju duhet më shumë se një minutë kohë.

Shiheni këtë metodë që e gjeni më poshtë dhe kuptojeni se duke bërë këtë “scrub” të thjeshtë, duart tuaja do të jenë jashtëzakonisht të lëmuara dhe plot freski.

Përbërësit:

1-2 lugë gjelle vaj ulliri

1-2 lugë gjelle sheqer

Si ta përgatisni?

1. Vendosni në duar një ose dy lugë gjelle sheqer. Më pas shtoni edhe vajin e ullirit. Nëse dëshironi, mund të përdorni vaj kokosi në vend të ullirit, në sasi të njejtë.

Për t’i kombinuar këta përbërës, fërkoni shuplakat e duarve mes vete fillimisht e më pas edhe gjithë duart.

Image

3. Masazhoni duart në lëvizje rrethore duke hequr kështu gjithë lëkurën e vdekur.

Image

4. Shpëlani duart. Më pas aplikoni kremin ose losionin e zakonshëm, sipas nevojës gjatë gjithë ditës, për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës tuaj.