Noizy publikoi sot pasdite këngën e tij më të re, ‘Bora’.

Ky projekt solo mori vëmendje të madhe në minutat e parë nga publikimi përkundër faktit që nuk ishte paralajmëruar me ndonjë bujë të madhe.

E ajo që tërhoqi vëmendje edhe më shumë ishte teksti, që zinte në gojë disa prej këngëtareve më në zë.

‘Sexy si Nora, e bukur si Era’ – thotë mes tjerash në këngë reperi.

E duket se ky krahasim i ka pëlqyer goxha këngëtares Nora Istrefi.

Ajo e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale gjithë tekstin e këngës duke e vënë në fokus rreshtin ku përmendet vetë.

Kujtojmë se pak kohë më parë u përfol mbi një projekt të përbashkët të dy artistëve, gjë që u pohua më pas.

Image