Vetëm pak javë më parë Noizy publikoi duetin e tij me reperin Ledri Vula të titulluar “Dje & Sot”, i cili u pëlqye shumë nga publiku. E ndërsa shijon suksesin e këngës, Noizy vazhdon koncertet e tij brenda dhe jashtë vendit.

Dje reperi performoi në Tiranë dhe i la të gjithë fansat me gojë hapur kur pas koncertit publikoi një shumë të madhe parash të cilat mendohet që janë fituar nga mbrëmja e djeshme

Kjo nuk është hera e parë që Noizy komentohet për paratë që fiton pasi shpesh herë ai publikon në rrjetet sociale foto ku reklamon jetën e tij luksoze.