Emiliano Shullazi ka dhënë deklarimet në Gjykatë për rreth 120 minuta në seancën e sotme gjyqësore te Krimet e Rënda.

Në deklarimet e tij, Shullazi është shprehur se nuk e ka kërcënuar biznesmenin Ylvi Beqja.

“Ylvi Beqja gënjen, nuk e kam kërcënuar asnjëherë. Më kërkoi ndihmë si ndërmjetës për të ndërmjetësuar në gjykatë për të marrë ish­hotel Vollgën. Kishim kontratë që do më jepte 1 mln e 400 mijë euro nëse do të shiste Hotel Vollgën”, është shprehur Shullazi në Gjykatë.

Emiliano Shullazi akuzohet mes të tjerash për një seri gjobash të vendosura ndaj bizneseve në Durrës.