Për më 23 janar të vitit të ardhshëm është shtyrë seanca gjyqësore për lëndën “Spiun”, për shkak të mosprezencës së Marijan Efremovit, i cili është një prej të dënuarve në këtë lëndë.

Gjykata urdhëroi për seancën e ardhshme gjyqësore t’i dërgohet ftesë e rregullt Marijan Efremovit.

Lëndën “Spiun” e ka ndërmarrë Prokuroria Publike Speciale.

Gjykata e Apelit në Shkup në tetor të vitit 2016 pjesërisht i pranoi ankesat e të pandehurve në lëndën “Spiun” dhe e ridërgoi aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën Themelore Shkup 1 në lidhje me lartësinë e gjobave.

“Gjykata e Apelit deri te Gjykata Penale e parashtroi aktgjykim me të cilin aktgjykimi i shkallës së parë për lëndën “Spiun” vërtetohet pas çka ankesat e të pandehurve pjesërisht janë pranuar dhe aktgjykimi të ndryshohet në pjesën e vendimit për dënimin, ndërsa ankesa e të akuzuarit Gj.H. është pranuar, dhe në këtë pjesë aktgjykimi kthehet për rigjykim dhe vendimmarrje”, kumtoi Gjykata Penale.

Të pandehuri Goran Stojkov, i cili u dënua me nëntë vjet, u vendimin e Gjykatës së Apelit dënimi iu zvogëlua për tre vjet e tre muaj.

Dënimi prej pesëmbëdhjetëve të akuzuarit Marian Efremov iu zvogëlua në 10 vjet e gjashtë muaj.

Marijan Maxhovski u dënua me kusht, ndërsa paraprakisht u dënua me 1,5 vjet burg. Dënim me kusht mori edhe Vane Cvetanov, i cili u dënua me tre vjet burg.

Në dënimet e konfirmuara, siç kumtoi atëherë Gjykata Penale, është llogaritur edhe koha të cilën të pandehurit e kanë kaluar  në paraburgim ose arrest shtëpiak.

Për lëndën “Spiuni”, u akuzuan 18 persona për bashkëpunim kriminal, spiunazh, shpërdorim të detyrës zyrtare, shantazh, mashtrim dhe posedim të palejuar të armëve.

Në fjalët përmbyllëse të pandehurit pohuan se nuk ishin fajtorë dhe kërkuan nga Gjykata t’i lirojë nga përgjegjësia penale.