Seanca gjyqësore për rastin “Shënjestra – Fortesa” është shtyrë. Arsye për shtyrjen e seancës ka qenë pasi nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës, gjegjësisht të akuzuarit mbrëmë kanë dorëzuar listën e provave.

Avokatët e të akuzuarve thanë se gjatë ditës së sotme do të dorëzojnë provat edhe në PSP.

Pas përfundimit të seancës avokatët e të akuzuarve shkurt thanë se gjykimi është shtyrë për shkak të pengesave në proces, ndërsa Sasho Mijallkov nuk deshi të zbulojë se ç’farë prova ka dorëzuar në prokurori.

Në rastet “Shënjestra” dhe “Fortesa” të cilët kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme, i akuzuari i parë është Sasho Mijallkov, pastaj Toni Jakimovski dhe gjashtë persona tjerë.

Sipas aktit të prokurorisë, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK, në periudhë prej vitit 2008-2015 ilegalisht janë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilët nuk janë dhënë fare urdhra gjyqësor. Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhrave gjyqësorë në 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Për këtë lëndë seancë gjyqësore është caktuar edhe më 17 janar të vitit të ardhshëm.