Është shtyer gjykimi i sotëm kundër të akuzuarit Boban Iliq, informuan avokatët e të involvuarve në rast. Seanca e ardhshme në të cilën do të jepen fjalët përfundimtare është caktuar për më 10 janar të vitit të ardhshëm.

Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Iliq se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka vrarë fëmijën katërvjeçar Almir Aliu, pas zënkës paraprake verbale me babain e djalit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.

I dyshuari, ngarkohet se e ka shkelur Almirin katërvjeçar në rrugën “Boris Kidriç”. Për ngjarjen e njëjtë kundër tre personave të tjerë, përndryshe, babai i fëmijës, Sedat Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, është parashtruar aktakuzë për vepër të kryer penale “dhunë”.