Komisioni për Çështje Evropiane në të cilin duhej të fillojë debati për amendamentet për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve është shtyrë për shkak, siç sqaroi, kryetari i Komisionit Artan Grubi mosprezencës së përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë.

“Ministri i Drejtësisë më njoftoi se është në Letoni, ndërsa ne e presim zëvendësin. Duhet të ketë përfaqësues të Qeverisë i cili do të prononcohet për 90-të amendamentet që janë parashtruar për Ligjin. Për vazhdimin e saj do të informojë gjatë ditës së sotme apo nesër”, deklaroi Grubi.

Afatet e parapara me Rregulloren tashmë ecin, por respektohen, pohon ai edhe pse ka vetëm tre ditë për debat për amendamentet.

Pritjet e tij janë se deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do të vijnë në vazhdim dhe se do t’i mbrojnë amendamentet e tyre dhe se ata do të votojnë për ligjin.

Global