Një fluturake e tillë u ndërtua shumë kohë më parë në Kosovë, këtë e bëri Hasan Masurica nga Krileva e Kamenicës, këtë e bëri në vitin 1899. Ai mjetin e tij e ndërtoi pa motor, e më të cilin biri i tij Muharremi fluturoi mbi shtatëdhjetë metra.

Ndonëse kanë kaluar shumë vite i biri Hasanit, Hamidi i cili tani është 87 vjeçar rrëfen për zbulimin e babait në atë kohë.

“E ka hyp djalin e vet Muharremin, ka dashtë me e leshu pak për me e provu se sa është forca e ajrit, ai e ka leshu djalin e vet edhe ajri ka bërë që ai me fluturu mbi tërë fshatin”, ka thënë Hamidi.

Hamidi thotë se në atë kohë fshatarët nuk e kanë kuptuar inovacionet e të atit të tij.

“Fshatarët i kanë thënë prindit tim mos e humb kohen kot me gjëra të tilla sepse po e qon kohen kot”, ka thënë ai.