I jep fund jetës një shtetas shqiptar, 51-vjeçar në Athinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës dhe mediat greke shkruajnë duke cituar autoritetet se viktima u hodh me dashje në shinat e trenit, në stacionin e Omonias, rreth orës 21.00, në kohën që ky i fundit po hynte në stacion.

Emri i tij nuk bëhet publik për momentin.

Dëshmitarë okularë thanë se e panë viktimën të hidhet me forcë përpara trenit. Askush nuk mundi ta ndalonte, ndërkohë që mbi trupin e tij kaluan të paktën 3 vagona, përpara se treni të ndalonte.

Trupi i viktimës u dërgua në morg, ndërkohë që policia do të hetojë për shkaqet që e çuan viktimën të vetëvritet.