Panucci është i lumtur me lojtarët që ka gjetur të Shqipëria dhe ata që ka afruar vetë për herë të parë në Kombëtare.

Mister 2020” në një rrëfim përballë gazetarit Alban Xhihani dhe ka një arsye pse është quajtur kështu. Cristian Panucci duhet të na dërgojë në Europian. Por si nisi aventura shqiptare e trajnerit të ri të kuqezinjve, çfarë mendoi kur dëgjoi për herë të parë Albania? Cili ka qenë impakti i parë kur nisi punën dhe a ka marrë Kombëtarja Shqiptare atë që meritonte në ndeshjet e fundit me Panuccin trajner? Të gjitha këto pyetje e shumë të tjera do të marrin përgjigje në intervistën e gjatë të trajnerit aktual të Shqipërisë.

Flasim pak për klimën në skuadër, a i kanë përthithur lojtarët idetë e tua? 

Unë i shoh që punojnëme shumë seriozitet. Janë shumë “seriozë”.Shumë seriozë. Punojnë me entuziazëm. Është e qartë se kush luan më pak s’është kurrë i lumtur, por kam përshtypjen se skuadra krijon ndjesinë që do të luajë. Unë nuk i them skuadrës të mos hidhet në sulm, sepse nuk mund ta bëjë, por po mundohem t’i vë kostumin që i rri përshtat, për t’i shprehur më mirë aftësitë, por me shumë guxim. Jam i bindur se po të ndërtojmënjë grup që mund të luajë futboll të bukur dhe cilësor.

Përfaqësueset e rajonit kanë lojtarë të rëndësishëm, Bosnja ka xhekon, Mali i Zi Vucinicin apo Joveticin, Maqedonia Pandevin. Ne nuk e kemi këtë “yllin” që bën diferencëm, ju shqetëson ky fakt?

Besoj se kam lojtarë të rëndësishëm. Kam Strakoshën, Berishën, Hysajn, Mavrajn. Kam Xhakën. Kam Sadikun, Cikalleshin, Grezdën, Roshin. Jam i bindur që kam lojtarë të mirë. Sinqerisht, jam i lumtur për grupin që po stërvit, për lojtarët që kam. Nga ky këndvështrim, siç the dhe ti, s’kemi “yje” të mëdhenj, por kemi një “yll” të madh që është grupi. Ky është një grup që sipas meje, do t’i japë kënaqësi të gjithë popullit shqiptar.

Si ka qenë përqasja juaj me opinioinin publik dhe me federatën?

Jam vërtet i lumtur për këtë që po krijojmë. Mendoj se kam një raport të mire me gazetarët. U jap përgjigjur gjithnjë të gjitha pyetjeve, kam qenë përherë shumë i qetë. Kur shkon në një shtet të huaj duhet të kuptosh ç’është Shqipëria. S’mund të jetoj si italian në Rusi, apo si italian në Shqipëri. Çdokush ka zakonet e veta. Unë duhet të mundohem t’i kuptoj. Edhe federate kishte disa zakone, po tentoj të sjell profesionalizmin, seriozitetin, mënyrën time. Besoj se objektivat përftohen me dy gjëra, me një federatë që të ndihmon, me një skuadër që punon, të dyja gjërat bashkë të ndihmojnë të shkosh në Euro 2020. Unë gjeta një federatë të përkryer, janë të gjitha. Armando Duka ka krijuar një mekanizëm të mirë. Besoj se gjendem mirë brenda kësaj federate. Jam shumë i lumturqë stërvit Shqipërinë. Jam i lumtur për skuadrën që po krijojmë, jam i lumtur për të gjitha kushtet e duhura që presidenti po më vë në dispozicion, por kemi ende shumë punë.

Ku jetoni momentalisht?

Unë jetoj në Romë. Në këtë periudhë kam shëtitur nëpër Europë, vij gjithmonë me shumë dëshirë në Shqipëri. Por në Romë punoj, nuk jam me pushime. E kam obsesion Euro 2020. Tani do të kalojmë pushimet e Krishtlindjes dhe pastaj do të shohim ata 4-5 lojtarë që po vëzhgoj.

Mund t’i zbuloni emrat?

Jo, jo. S’mund ta themi.

Çfarë note do t’i vinit kampionatit shqiptar dhe me cilin nivel të futbollit italian do ta krahasonit?

E vështirë sepse kur sheh Skëndërbeun, është kampionat me nivel. Mendoj se po investohet dhe duhet të investohet këtu në Shqipëri, sepse ka shumë talente të rinj. Nëse arrihet të investohet, jam i bindur që në vitet e ardhshme, kampionati shqiptar do të rritet shumë në nivel. Ndoshta tani është disi mbrapa, por jam i bindur që nëse punohet me të rinjtë, me skuadrat e të rinjve,  Shqipëria ka burime të rëndësishme.

A mendoni se Shqipëria mund ta fitojë grupin e saj me tre ose katër skuadra në Ligën e Kombeve League që nis në shtator?

Ne jemi të bindur se kemi një skuadër që mund ta fitojë grupin, sepse ne duhet të mendojmë gjithmonë që mund ta fitojmë, por edhe skuadrat e tjera e mendojnë, ndaj do të jenë detajet e vogla, ambicia, dëshira për të shkuar në Euro 2020 që do të bëjë ndryshimin. Ne do të krijojmë një grup që do ta provojë, por nëse të tjerët do të jenë më të zotët, do ta pranojmë. Por para se të eliminohet Shqipëria, të tjerët duhet të luftojnë, ashtu siç do të luftojmë ne.

Cilat skuadra do të përzgjidhje si kundërshtare nëse do të bënim një simulin për krijimin e grupit?

Nuk dua të zgjedh asnjë, sepse kamqenë gjithnjë i pafat në zgjedhje. Unë do të zgjidhja më tepër Slloveninë. Do të zgjidhja Finlandën, pastaj Qipron. Atje është vapë dhe djemtë… Më mirë në vende të nxehta.

Përveç Ligës së Kombeve janë edhe ndeshjet kualifikuese të Europianit. Mendoni se do t’ju përndjekë fakti që me De Biasin Shqipëria u kuakifikua, pra do të keni më shumë presion?

Presioni nuk frikëson aspak. Duhet të kemi karakter, personalitet, të dimë t’i menaxhojmë këto situata dhe të mendojmë se me Xhanin ishte një histori e bukur, sepse Xhani bëri një punëtë shkëlqyer, tani duhet të ndërtojmë një histori tjetër të bukur dhe ndoshta ndonjëherë bëhet më e bukur. Shpresoj të jetë një përrallë e bukur. Jam i bindur se po mëkëmbim një skuadër që mund t’i pëlqejë të gjithë kombit, të gjithë Shqipërisë.

A merrni këshilla nga De Biasi, pra e komunikoni në vazhdimësi me të?

Unë Xhanin thjesht duhet ta falënderoj, sepse kur u paraqit mundësia për të punuar në Shqipëri, di që ai shprehu fjalë të mira dhe vlerësuese ndaj meje, ishte thelbësor në gjithë këtë. Sa herë që e takoj Xhanin emocionohem, sepse është një burrë i vërtetë, me karakter të fortë,flasim shpesh, tani ndoshta do ta takoj së afërmi dhe është njeri që e vlerësoj shumë.

A keni programuar një miqësore në muajin mars apo qershor, flitet për Norvegjinë?

Po punojmë për Norvegjinë, s’e kemi zyrtarizuar ende dhe ata na ftuan për të luajtur.Të dyja federatat po bisedojnë. Unë shoh gjithçka, shoh të gjithë Europën.Kam Alariko Rosin, i cili është videoanalisti im që kontrollon këdo që është në Europë, me pasaportë shqiptare, kosovare, maqedonase, të cilët mund të bëhen shqiptarë, por edhe me njerëz të tjerë që monitorojmë gjithçka të mundshme. Kur shfaqet diçka interesante, shkojmë ta shohim. Kryesisht, ftesat në skuadër nuk i bëj unë, i bëjnë lojtarët, me mënyrën si luajnë në fushë. Kur është një lojtar cilësor dhe s’ka shumë kohë për të luajtur në kombëtare, unë e thërras. I ri, i madh në moshë, s’më intereson. Unë e thërras në grumbullim. Gjeta një djalosh në Rumani, Xhakën, Qakën. Sepse kam Xhakën dhe Qakën. Duhet t’i thërras Taulant dhe Kamer. Për mendimin tim është talent i jashtëzakonshëm. Është një djalë që më dha menjëherë emocione kur e pashë. Doja ta grumbulloja në tetor, por ishin ende kualifikueset dhe doja të rrija me atë grup. Por ky është lojtar që do të jetë pjesë e grupit, sepse kur një lojtar ka cilësi, është e drejtë ta grumbullosh. Kur shkon të shohësh një sfilatë mode, duhen femra të bukura dhe besoj se është një lojtar cilësor. Më pëlqen.

Në Itali luajnë shumë shqiptare, në nivele të ndryshme, pse është kaq e vështirë që të vijnë në kombëtare?

Të gjithë ata që luajnë në Serie A dhe Serie B, i ndjekim. Por duhet thënë që është kombëtarja, s’mund të grumbullojmë këdo që luan në kategorinë e katërt, të pestë, të vijë në kombëtare. Kombëtarja është gjë serioze, e rëndësishme. Gjithçka që e vendos karrierëne lojtarit, është ai drejtkëndësh. Kur në atë katërkëndësh arrin të bësh gjëra të rëndësishme, atëherë merresh në konsideratë. Por kur luan në kategorinë e katërt, të pestë dhe s’arrin të shkosh lart, ka gjithmonë disa arsye. Jam i hapur ndaj të gjithëve. Siç e patë, nëse dikush është i zoti, e thërras në ekip. Kur bëj grumbullimin, ia nis presidentit dhe më thotë:  “Në rregull, trajner”. S’më ka thënë kurrë, jo ky, po ky… Kam shumë lirshmëri në grumbullim. Kombëtarja i ka dyert e hapura për të gjithë. Unë mundohem të grumbulloj më të mirët që mund të japin rezultate.

Ju jeni një ish-futbollist i madh që keni luajtur me ekipe të mëdha. Pak e vogël Shqipëria, nëse e krahasoni me karrierën tuaj të mrekullueshme…

Jo, Shqipëria është krenarie madhe për mua. Jam krenar që e stërvit Shqipërinë. Ajo që kam bërë si futbollist, s’do të thotë absolutisht asgjë. Jam shumë i lumtur që e stërvit këtë skuadër dhe kam shumë dëshirë ta përçoj karakterin, dëshirën time ndaj këtyre lojtarëve për të parë çfarë ka mbrapa murit për të tentuar të fitojmë ndeshjet. Jam i privilegjuar. Kur erdha në Shqipëri dhe fola me presidentin, nuk kam diskutuar kurrë për 1 euro. Nuk më interesonin aspak paratë. E dija që ishte një produkt ku mund të bëja punë të mirë. Tani, pas 6 muajsh, jam akoma më i bindur për zgjedhjen që bëra.

Në vitin 1993 ju keni ardhur në Shqipëri si lojtar. Luante Olimpiku i Tiranës me një skuadër ushtarake italiane…

Mbaj mend dhe ishte një udhëtim, më falni që po e them, i trishtuar. I trishtuar, sepse kur erdhanë aeroport, ishin fëmijët që më kërkonin panine jashtë autobusit dhe ishte një imazh që më prekunë zemër. Kur shoh tani, pas kaq shumë vitesh,që Shqipëria e mori veten në këtë mënyrë dhe ka dëshirë për t’u rritur, ka një ekonomi që po rimëkëmbet, është shumë bukur. Por më kujtohet ai autobus kur po dilja nga aeroporti dhe fëmijët që më kërkonin një panine. Unë që jam baba, mundohem… Ndoshta tani ndiej më shumë trishtim. Ndoshta në atë çast nuk e kuptoje shumë, ishte shumë e shpejtë, por tani e kuptoj sesa shumë ka përparuar ky vend gjatë këtyre viteve.

Po tani si është të jetosh në Shqipëri? Ju jeni akomoduar në një hotel…

Unë ha shumë mirë, problem është kur drekoj me presidentin. Presidenti ha, më detyron të ha shumë. Ndihem mirë, rri në hotel, shkoj te federata, punoj. Edhe kur isha futbollist, e shumta në orën 23:00 flija gjumë. S’jam tip që jetoj… Më pëlqen të shkoj në restorant, të pi një verë të mirë, e adhuroj këtë lloj jete. Kur jam këtu, punoj, punoj gjithmonë.

Çfarë të pëlqen nga ushqimet tradicionale shqiptare?

Provova kuzhinën dhe disa gatime, por nëse më pyet për emrat, nuk i mbaj mend. Por këtu hahet shumë mirë. Hëngra peshk në Durrës me presidentin. Hahet shumë mirë. Pas marsit dua të bëj një xhironë jug të Shqipërisë për ta njohur, për të krijuar një përshtypje. Sepse praktikisht, kur vij këtu ndihem mirë. Dua të perceptoj dhe kuptoj gjithçka në lidhje me Shqipërinë.

Në apartament apo në hotel?

Jo, në hotel, nuk kam apartament, shkoj në hotel. Sepse vij dy-tre herë në muaj dhe shkoj në hotel. Nuk më pëlqen të izolohem. Dua të jem i shoqëruar.

Mendon se duhet të vish në shpesh?

Tani duhet të bëjmë programet me federatën, do të vij sa herë që lind nevoja, sepse duhet të ndreqim shumë gjëra, të përgatitemi vërtet mire për Euro 2020.

Çfarë mendon familja juaj, partnerja juaj, për këtë eksperiencë?

Kam një baba dhe një nënë që s’kanë ndërhyrë kurrë në jetën time. Kanë tentuar gjithnjë… Po tentoj t’i mësoj tim biri që të jetë i lumtur. Nëse im bir do të jetë i lumtur të bëhet picier, do të bëhet picier. Do ta dalloj në sytë e tij nëse do të jetë i lumtur. Prindërit janë të lumtur sepse shohin një bir të lumtur me punën që po bën, të lumtur që punon në Shqipëri dhe kur prindi e sheh fëmijën të lumtur, lumturohet edhe ai, çfarëdo qoftë. Im bir ndihet shumë krenar, është tifozi i parë i Shqipërisë, ma ndien mungesën dhe po kalojmë një çast të bukur.

Djali juaj mund të bëhet një Panucci i ri?

Pyetja që i bëj gjithmonë… Ai luan në një skuadër afër Romës. Kur vjen në shtëpi, e pyes gjithnjë: “A u kënaqe? U zotove”? Im bir e ka shumë të vështirë në Romë. Në thonjëza, “Të jesh Panucci”. Dua vetëm që të dëfrehet, të rrijë në një ambient të begatë dhe që të luajë futboll. Pastaj, se çfarë do të ndodhë dhe se ç’do dojë të bëjë, do ta vendosë ai. Nuk do t’i them unë çfarë të bëjë. Nëse do të bëhet picier, avokat, inxhinier, duhet të jetë i lumtur ai. Unë dua vetëm lumturinë e tij.

Çfarë marrëdhëniesh ka Panucci me rrjetet sociale?

“Facebook” nuk kam, në “Instagram” hyj, por shumë rrallë. Shoh që duhet ta përdor më shumë, sepse tashmë informacionet, fotot, janë pjesë e normalitetit. Jam shumë i rezervuar me jetën time private. Besoj se quhet “private” pikërisht për këtë arsye. Por shoh të gjithë lojtarët e mi, miqtë, shoqen time, që të gjithë janë në “Instagram”, por jam shumë besnik i jetës sime private. E respektoj shumë.

Çfarë të pëlqen dhe çfarë nuk të pëlqen te shqiptarët?

Më pëlqen që shqiptarët kanë shumë dëshirë për të jetuar. Të transmetojnë dëshirën e daljes nga shtëpia,

për të kaluar ditën, që reaguan ndaj një diktature shumëvjeçare, një diktaturë mjaft mizore këtu në Shqipëri. Gjëja që nuk më pëlqen është trafiku. Kur hyn në një rrethrrotullim s’e di në ç’orë do të dalësh. Kur arrin në rrethrrotullim, është radha ime, radha jote, duhet të mbyllësh sytë dhe të vazhdosh…

Ke provuar të ngasësh makinën në Tiranë?

Jo, nuk dua t’i jap makinës. Nuk dua ta ngas sepse kur hyjnë rrethrrotullim… Roma është qytet mjaft i komplikuar, por rrethrrotullimet në Tiranë…Rrezikon të hysh në dimëre të dalësh në verë.

Flet shqip?

Jo, por do të mësoj. Jo, s’e kam mësuar.Do më ndihmosh? Gëzuar festat të gjithë shqiptarëve!

Ndoshta të duhet ta mësosh medoemos shqipen për të komunikuar me futbollistët?

Unë flas katër gjuhë dhe kur isha në Rusi, mësova 60-70 fjalë. Por kur erdha këtu i thashë presidentit që do ta provoj për respekt të Shqipërisë të mësoj gjuhën shqipe. Ai më tha: “E pamundur, trajner. Është shumë e vështirë”. Por do të mësoj fjalët që duhet t’u them lojtarëve në fushë. Këtë do ta mësoj. Do të mësoj, me dy takime, me një, me të parën, të gjitha këto fjalë, duhet t’i mësoj patjetër, sepse është e drejtë t’i mësoj. Punoj në Shqipëri. Kuptoj diçka, por thuajse të gjithë lojtarët flasin italisht, s’ma hedhin dot, jam në avantazh. Do të sforcohem të mësoj disa fjalë, kjo është e sigurt.

Ku do t’i kalosh festat e fundvitit?

Do të shkoj në Amerikë. Në Miami. Sepse shkoj atje prej 25 vjetësh, kam shtëpinë, kam miqtë e ngushtë, do të nisem me tim bir dhe do të shkoj në Amerikë.

Pse në Amerikë?

Sepse kam shtëpinë prej 25 vitesh, ndihem mire atje, luaj golf, shoh basketboll, ndonjë koncert, tim bir e shëtis në plazh që të shohë ndonjë çupëlinë. Ndihem shumë mirë në Miami. Jam shumë i lumtur kur shkoj atje.

Faleminderit, mister shpresoj t’ia arrish objektivit dhe të gëzosh të gjithë shqiptarët.

Të falënderoj dhe do të bëjmë çmos që ta çojmë Shqipërinë në Euro 2020.