Autoritetet e Shqipërisë kërkuan nga NATO-ja ndihmë për përballje me pasojat nga vërshimet në fillim të muajit. Këtë e publikuan mediat shqiptare duke e cituar letrën e publikuar në faqen e Aleancës.

Qendra koordinuese euroatlantike për reagime gjatë fatkeqësive dhe katastrofave natyrore e mori dje lutjen.

Në letër ceket se reshjet e shiut në Shqipëri prej fillimit të muajit ishin më të rrëmbyeshmet në histori prej se publikohen të dhënat.

Nën ujë është territori me sipërfaqe prej 15.000 hektarëve. Autoritetet shqiptare theksojnë se janë shkaktuar dëme ndaj 41 ndërmarrjeve, 177 shkollave, 78 urave, 26 elektrostacioneve dhe objekteve të tjera infrastrukturore. Autoritetet shqiptare kërkojnë që partnerë të NATO-s të dërgojnë ndihma në ushqim, barëra, makineri, gjeneratorë, pompa si dhe veshmbathje.