Të paktën 37 persona kanë vdekur nga një shpërthim shkatërrues i zjarrit në një qendër tregtare në Filipine, raporton Mirror.

Zyrtarët filipinas kanë konfirmuar se shumica e viktimave ishin punëtorë të një qendre thirrjeje (call center).

Zëvendëskryetari i qytetit jugor të Davaos, Paolo Duterte, ka thënë se shansi për të mbijetuar për secilin nga personat e vdekur në qendrën tregtare “NCC” ishte zero.

“Le të lutemi për ta”, ka thënë Duterte, djali më vjetër i presidentit filipinas, Rodrigo Duterte.

Raportohet se zjarri ka shpërthyer në një dyqan mobiliesh në nivelin e tretë të qendrës, dhe shumë shpejt e përfshiu katin e sipërm, ka thënë Teresita Gaspan, zëdhënëse komunale.

Gjashtë persona kanë arritur të shpëtojnë dhe janë dërguar në spital.

Davao është rreth 500 milje në juglindje të kryeqytetit, Manila.