Shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në afërsi të stacionit policor në qytetin jugor turk, Adana.

Gjatë shpërthimit, që ka ndodhur rreth 19:10 sipas kohës lokale (17:10 sipas kohës së mesme evropiane), nuk ka viktima.

Sipas gazetës turke “Miliet”, shpërthimi u shkaktua nga e a.q. bombë e zëshme, të cilën e kanë hedhur “dy persona të moshës rreth 13 vjeçare me maska në fytyra”, të cilët menjëherë kanë ikur.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipe policore, të cilat kanë konfirmuar se ai u shkaktua nga një bombë e zëshme.

Në vijim është kërkimi pas personave që e kanë hedhur bombën.