Këngëtarja Rovena Stefa nuk është kualifikuar në natën finale të Këngës Magjike. Duket se ky fakt e ka mërzitur tej mase Rovenën. Ajo prezantohej në këtë festival si pjesë e garës me këngën “Veç një jetë”.

Me anë të një shkrimi në Instagramin e saj këngëtarja ka folur e indinjuar për garën. Këngëtarja shkon më tej, ndërsa e konsideron natën e sotme një mbrëmje intrigash për votat.

Nuk do të jem sonte po nuk mërzitem sepse një natë e ngritur mbi intriga votash nuk më pengon të këndoj me shpirt në shumë mbrëmje të tjera për pupollin tim. E juaja Rovi.

Mesa duket Rovi nuk e kishte pritur të mos ishte pjesë e natës finale.