Mesila Doda, ish-deputete, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi seancën e së hënës në Kuvendin e Shqipërisë. Doda shkruan se ajo që ndodhi të hënën nuk kishte bërë vaki as në ’90.

“Kulmi i dështimit…

Të lumturohesh se kujton që në 2017 Nexhmijen e hëngri mortja… ndërsa Gramozin e ke kryetar parlamenti e do drejtojë ky mortja tjetër reformën në drejtësi..

P.S … Ndërkohë për herë të parë në historinë politike Sali Berisha guxon të preket me forcë e të dhunohet nga garda, ndërsa deputetët e opozitës i përjashton, i fut e i nxjerr Gramozi nga parlamenti si lepuj, vajzat e reja deputete e meritojnë edhe ndonjë shuplakë nga kolegët kur nuk sillen mirë.. e kjo s’kish bërë vaki as në ‘90… por opozita është e lumtur se ja ngriu buzëqeshjen kryehajvanit…”, shkruan Doda.