Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), së bashku me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), Organizatën Globale e Deputetëve Kundër Korrupsionit (GOPAC) dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë (OSBE), do të ndajnë Çmimin për Gazetari me temë Kundër Korrupsionit, si mirënjohje për përpjekjet e palodhshme të gazetarëve që luftojnë aktivitetet korruptive me anë të storieve të publikuara.
Ceremonia e ndarjes se Çmimit për Gazetari me temë Kundër Korrupsionit për vitin 2017 organizohet sonte në ora 18:00, në Sheshi 21.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë përfaqësues të organizatorëve, kreu i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, palë të interesuara, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, etj. Ftoheni të merrni pjesë në numër sa më të madh për të përkrahur kolegët e juaj që në këtë mënyrë luftojnë për të ndërtuar një jetë më të mire për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kjo garë financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA).
Ftesë:
Ftohen mediat të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Kush: UNDP, AGKP, GOPAC, OSBE,
Çka: Ceremonia e Ndarjes së Shpërblimeve Mediale Kundër-Korrupsion
Kur: Sonte në ora 18:00
Ku: Sheshi 21
Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:
Burbuqe Dobranja, zyrtare për informim publik pranë UNDP-së
Tel: (038) 249 066 lok. 410; mobil: 049 720 800; e-mail: [email protected]
Danijela Mitić, Analiste e UNDP-së për komunikim
Tel: (038) 249 066 lok. 412; mobil: 049 720 824; e-mail: [email protected]